Vojo Bregu ka nxjerrë me video momentin kur Myslim Murrizi bie ndesh me fjalët e veta për projektin e vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës.
Kjo ndodhi pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për abuzim me paratë publike.
Bregu iu kundërpërgjigj menjëherë duke publikuar edhe dokumente krah të cilave shkruan se në Bashkinë e Divjakës nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika e që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.
Bregu, në rolin e ish-sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë në kohën që kjo drejtohej nga Edmond Panariti shkruajti se ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, që ka kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije euro dhe që është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion euro, për shkak të performancës së lartë.
Statusi i Bregut
“Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin. Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe. Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi. Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.1.Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO. (e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme) 2. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton) Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse. Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente. P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore,”- shkruan Bregu.
Ndërsa sot Bregu ka postuar videon ku vetë Murrizi përgënjeshtron atë që ka thënë vetë.
Në një emision televiziv, Murrizi thotë: Ku e kam thënë unë këtë gjë që thotë ky?
Ndërkohë një gjë të tillë e ka thënë vetë jo 1, por plot 3 herë brenda pak ditëve.