Para disa kohësh, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja zbuloi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy që prej atij momenti skanë nguruar asnjë moment që të shfaqin dashurinë.
Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Edhe pse kanë kaluar kohë nga bërja publike e lidhjes, ende ka persona të cilët nuk nurojnë ta paragjykojnë dhe ta ofendojnë.
Së fundmi, Matoshi kaloi kohë së bashku me partnerin dhe miken e saj aktoren, Arjola Demirin.
Ka qenë Arjola ajo e cila ka publikuar disa foto me ta, foto të cilat u bënë shkak që aktorja të acarohet nga ndjekësit racist.
Në fotografitë e publikuara së bashku nga kjo e fundit, ka ardhur një koment ofendues dhe racist për Keith.
“A edhe ket t Ziun pe merrni me vete ka po shkoni a kujdes se n bjeshk ckas mund me ndodh tani ki zezaku merakli shqiptarka ju qkyn dyjave”, i ka shkruar ndjekësi, të cilin Arjola nuk e la pa një kundërpërgjigje.
“S’ka ma viktima se shqiptart ma hipokrita e ma te pa moralshem qe je msu ti me i çky grat e shokeve te ngusht ky nuk asht faji im asht i joti …. merruni me punet e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane sa pak burra kan mbete ne kete bote”, ka shkruar tejet e revoltuar Demiri.