Vendi ynë rënditet si vendi më i varfër i Europës, ku rrogat e ulëta dhe shkalla e jetesës është shumë e ulët. Shumica e njerzërve zgjedhin nga pamundësia që të blejnë rroba të përdorura, apo të lira, ndërkohë që në Shqipërinë tonë, shohim dyqane të mëdha veshjesh luksi, ku vetëm një rrobë mund të kushtojë sa rroga mesatare mujore, por që iu mungon klientela.
Kjo gjë i ka rënë në sy edhe pedagogut të njohur të filozfisë Artan Fuga, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan:
Ka një paradoks,
ne në shumicën e kohës vishemi ose me rroba Gabi, a prodhime të lira, dhe mirë bëjmë,
nga ana tjetër qendrat e qyteteve janë të zëna me dyqane veshjesh super të shtrenjta,
dhe nga ana tjetër fare, nga ajo tjetra vërtet, këto të fundit janë pothuajse pa klientë;
A ka ndonjë patriot, patronazhist, a patrullë, që ta shpjegojë këtë?
Kudo që shkoj nëpër qytete e njejta mesele!