Shpëtuan për mrekulli nga mbytja e jahtit dje në Greqi, flet kapiteni: Dëgjuam një goditje të fortë dhe uji vërshoi menjëherë

0
80

Kanë shpëtuar për mrekulli 17 persona që gjendeshin në bordin e një jahti i cili u mbyt ditën e djeshme në ishullin Milos të Greqisë.

Sipas Protothemës, kapiteni dëshmoi se ndërsa lundronin 5 milje detare nga ishulli Falconera, ata ndjenë një goditje të fortë në barkë si rezultat i së cilës shpejtësia u zvogëlua dhe menjëherë vuri re se uji po hynte brenda.

Sipas dëshmisë së inxhinierit, uji po vinte nga kudo me forcë dhe në një kohë të shkurtër i kishte arritur afër gjurit. Për shkak të prurjes së madhe, ai nuk mund të shihte se nga vinte uji.

Ai menjëherë dha alarmin dhe e vetmja gjë që udhëtarët arritën të bënin ishte të linin jahtin që po fundosej shpejt. Si kapiteni ashtu edhe inxhinieri nuk kanë një pamje të qartë të asaj që ndodhi. Spekulohet se një pjesë e anijes e cila ishte prej druri mund të ishte prishur dhe rrëzuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here