Shkëlqen në start edhe Chelsea me fitoren 3-0 ndaj Palace. Nuk gabojnë as Leicester me Everton

0
98

Premier League ndezi motorrët me ndeshje spektakolare dhe me shumë gola.

Pas Man. United ishte radha e Chelsea të debutonte në Premier League në stadiumin e saj përballë tifozëve në “Stamford Bridge” ku nuk zhgënjeu.

Skuadra e Tuchel që vjen pas fitores në Superkupën e Europës, dominoi 3-0 Crystal Palace duke e nisur në mënyrën më të mirë kampionatin më rivalizues në botë.

“Blutë e Londrës” i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me golat e Alonsos (spektakolar me një goditje dënimi) në 27′ dhe Pulisiç në 40′ teksa në pjesën e dytê gjetin golin e parë edhe i riu Chalobah.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Leicester e nisi mjaft mirë me fitoren minimale 1-0 ndaj Wolves ndërsa Evertoni me Benitez në stol kaloi 3-1 Southampton në shtëpi.

Tek miqtë, nuk ishte as në stol Armando Broja i cili pritet që në sfidën e ardhshme të luajë edhe ndeshjen e parë me ekipin e Southampton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here