Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi kohët e fundit.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi të reja ku shfaqej mjaft atraktive në veshje plazhi.
Manjola ka pozuar me një palë bikini të zeza në imazhet e fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Duke treguar fizikun e saj me krenari, Manjola mund të shihet duke buzëqeshur ndërsa merr poza para kamerës.
“Gusht 2021”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar kështu se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime larg aktiviteteve të zakonshme.
Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, këngëtarja Nallbani duket mjaft në formë të mire trupore, me çka duket se edhe kujdesi i saj për të qëndruar vitale nuk mungon.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për pamjen e saj natyrale.