Rama për afganët, për ta përdorur si rol shpëtimtari dhe në nivele shkëmbimesh personale

0
136

Nga Tritan Shehu.

E lexova publikimin-hartim të Ramës. “Asgje të re nga fronti i Perendimit” do të shkruante Remark për të.

Së pari një kryeminister nuk ka pse të merret me Kanunin, traditën shqiptare në shekuj, hebrejtë në Luftën e Dytë, çështjet e kufirit detar me Greqinë etj, në një prononcim të tillë, të vonuar e pa asnjë përmbajtje.

Këtu kemi te bejme me nje detyrim tonin ndaj aleateve, te cilin ne duhet ta realizojne me trasnparence, ne perputhje me kushtet tona, ashtu si vepruam edhe ne Afganistan. Mjafton kaq, mjafton te degjosh prononcimet e partnereve per kete. Te tjerat jane sofizma te Rames, qe kerkojne te devijojne diskutimin:

Per t’i dhene vetes atribute morale e role shpetimtari, qe nuk i takojne, dhe as nuk jane te nevojshme.

Per ta perdorur edhe kete operacion vetem ne nivele shkembimesh personale, siç kerkoi te veproi edhe me çeshtjen e “armeve kimike”.

Per te mos thene asgje konkrete, kur ne fakt duhej komunikuar me te dhena te percaktuara.

Per te vazhduar mbajtur te fshehte inisiativen, kur ai se pari duhej te njoftonte Presidentin, opoziten e me tej publikun konkretisht.

Dhe keto i shpreh me arrogancen e perseritur, duke haruar se Shqiperia nuk eshte vetem “maxhoranca e tij qeverisese”, qe dhe po te ishte ashtu perseri nuk do te mjaftonte per te tilla vendime.

Ne fakt akoma me keq, kerkon te krijoje sipas “zakonit te vjeter” dhe “armiq”, duke anatemuar ne boshllek, kur ne fakt prononcimet kerkojne transparence.

Nje “deja vu” mediokre kjo edhe me ceshtjen e “armeve kimike”, qe pikerisht per keto elemnte ai vete e deshtoi.

Me kujtohet mire, se te njejtat gjera i kam deklaruar dhe atehere, duke u pronocuar pozitivisht per ate operacion.

Ky Kryeminister nuk meson asgje nga gabimet e deshtimet prej tyre, por eshte i afte vetem per ta zhytur vendin keshtu pa fund ne “spiralen” e problemeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here