Fluturimet komerciale nga Kabuli janë anuluar për shkak të skenave kaotike në aeroport ku mijëra mezi po presin dhe kërkojnë me çdo kusht të largohen pasi Talibanët rimorën pushtetin në Afganistan.
“Është shumë vonë tani” thotë një burrë I cili punon për organizatat perëndimore por viza britanike u refuzua, “The Wall Street Journal”. Ai dhe familja e tij janë fshehur në Kabul në përpjekje për të gjetur trafikantë që do të mund ti nxjerrin jashtë këtij qyteti të marrë tashmë nga Talibanët.
Ndërkohë ushtria amerikane ka marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar. Ka rrethuar zonën dhe ka marrë nën kontroll trafikun ajror për të evakuar amerikanët dhe të gjithë stafin, raporton BBC.
Ndërkohë Franca ka deklaruar se do të evakuojë shtetasit e vet nga Kabuli të hënën në mbrëmje bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Florence Parly. Ai ka shtuar se janë dhjetra qytetarë francezë që duan të evakuohen, raporton AFP.