0
175

Mbetjet njerëzore janë gjetur në rrotat e avionit C-17 të forcave ajrore të SHBA-së që u nis nga aeroporti i Kabulit të hënën, 16 gusht, sipas dëshmisë së tre personave.

Ekuipazhi i aeroplanit deklaroi një emergjencë ndërsa ishte duke dalë nga aeroporti i kryeqytetit. Në momentin e ngritjes së avionit, rrotat nuk pozicionoheshin në folenë e tyre, dhe më vonë u gjetën mbetjet njerëzore në rrotë.

Mbetjet u zbuluan më vonë, pasi avioni  devijoi në një vend tjetër dhe u ul në mënyrë urgjente, thanë dy nga zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse aeroplani i përfshirë ishte i njëjti i përshkruar në videot virale që shfaqnin dy persona që binin nga nisja e avionit  C-17 që po ngrihej nga aeroporti.

Një zyrtar tjetër tha se është absolutisht e vërtetë që njerëz ranë nga avioni në përpjekje për t’u larguar.

Ushtria amerikane e mbylli aeroportin të hënën pas atij incidenti dhe ndërsa po përpiqej të merrej me mijëra afganë që vrapuan në pistë duke kërkuar fluturime për të ikur nga talibanët. Të paktën shtatë persona vdiqën në kaosin në aeroport, raportoi Associated Press.

Aeroporti i Kabulit u rihap pak para mesnatës, tha gjenerali Hank Taylor, një zyrtar i lartë në Pentagon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here