Erebara: Çfarë ironie. Ata që shembën Teatrin thonë se shuan zjarrin te ‘Sarajet’

0
126

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, shkrimtari Rudi Erebara ka rrëfyer mbi atë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me Sarajet e Toptanëve të cilat u sulmuan me zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Vetë Erebara ndërsa rrefeu tentativën për të shuar zjarrin tha se është ironike që ata që shembën Teatrin të dalin dhe të thonë që shuan zjarrin, ndërkohë që këtë e bënë ata që mbrojtën Teatrin nga ata.

‘Unë u sinjalizova përmes facebook për zjarrin e rënë te Sarajet. Ishte po i njëjti njeri, Geri Selenica që e hodhi njoftimin në facebook.

Meqe jam afër, isha i paqartë për nivelin e zjarrit, por kur shkova aty zjarrëfikëset e kishin shuar vatrën e parë.

Unë hyra për të forogarfuar për ta pasur si dëshmi, sic kam bërë me Teatrin.

Pastaj erdhën aktivistë të tjerë.

Policët herë na linin, herë jo.

Ishte një punonjës i bashkisë dhe ne dolëm se ishte shumë vapë aty brenda dhe folëm me disa policë.

Edhe një ndërtesë tjetër e Toptanëve këtu pranë banesës tonë u dogj për 15 minutash.

Kur ne dolëm jashtë, mori zjarr pjesa tjetër.

Nga që unë brenda nuk e dalloja zjarrin, ndjeva erën e tymit.

Pastaj dëgjova se po bërtisnin nga jashtë ‘zjarr, zjarr’ dhe duke qenë se unë e njoh si ndërtesë sepse aty kanë qenë miqtë e mi që dikur punonin në Institutin e Monumenteve të Kulturës, atëherë unë mora një copë dërrasë për të shuar zjarrin, por nuk shuhej.

Me një fuçi ujë që ishte aty pranë në hodhëm afro 200-300 litra ujë, sa kishim mundësinë.

Ajo që është shumë e shëmtuar është se zjarrfëikësit ikën pa u siguruar që zjarri ishte shuar.

Është fatkqësi shumë e madhe nëse zjarri hyn në këto shtëpi.

Nuk e shuan dot as zjarrfikësi, duhet ndërhyrje shumë e shpejtë sepse druri është shumë i thatë.

Është ironike, që këta që shembën Teatrin Kombëtar, thonë ndërhymë në kohë me zjarrin që shuam ne që mbrojtëm Tearin Kombëtar.

Çfarë ironie është ky vend.

Ata duan të vjedhin. Duhet gjetur një mënyrë për ta shpëtuar objektin historik.’

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here