Fevziu nxjerr fotot e vjetra të “Sarajeve dhe jep këshillën: Të veprohet si në Stamboll, të ndalohet përgjithmonë ndërtimi aty ku digjet me dashje një monument kulture

0
651

Gazetari Blendi Fevziu hap arkivën e tij dhe nxjerr foto të vjetra të “Sarajeve”, ndërtesa që iu vu flaka në mënyrë të qëllimshme mbrëmë natën.

Sipas Fevziut kjo ndërtesë ka vlera të mëdha historike pasi është ndër 10 ndërtesat më të vjetra në vend.

Blendi Fevziu shkruan:

Godina e njohur si Sarajet, në qendër të Tiranës, është nje nga 10 godinat me te vjetra dhe padyshim nder më të  rendesishmet ne Kryeqytet dhe në Shqiperi. Mendohet se është ndërtuar ne vitet 1830 – 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 – 1862), djali i Kapllan Pashe Toptanit, varri i të cilit ndodhet ne qender te qytetit. Abdi beu ishte martuar me vajzën e Bushatllinjvete Shkodres.

Sarajet kanë arkitekture tipike orientale dhe gati 32 dhoma. Aty lindi, u rri dhe nderroi jete Abdi Bej Toptani, nipi, luftetar antiosman, firmetar i Deklarates se Pavaresise ne Vlore, Ministri i Pare i Financave ne historine e shtetit shqiptar, ne qeverine e Ismail Qemalit dhe anetar i Keshillit te Nalte ne vitet 1920 – 1922.

Aty u vendos Ambasada e pare e SHBA ne vitet 1925 – 1929. Me poshte po postoj dy foto te vitit 1920 per te pare si dukej nga jashte dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto te zjarrit te mbremshem. Djegia e saj do ishte nje katastrofe per trashegimine kulturore dhe historike te Tiranes e gjithe Shqiperise.

Djegia apo shkaërrimi natën është një nga metodat e zakonshme për të nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures. Stambolli i vjetër që e vuajti këtë metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture.

Tirana ka pësuar mjaft shkatërrime të monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here