Këto janë pamjet pak minuta pas zjarrit që përfshiu mesnatën e kaluar Sarajet e Toptanit në qendër të Tiranës. Siç shihet zjarri është arritur të shuhet në pak minuta, por ka djegur një pjesë të mirë të tavanit të ndërtesës që është monument kulture.
Zjarrfikësit, policia, por edhe qytetarët ndihmojnë për të shuar ende vatrat e vogla që kanë mbetur për të eliminuar plotësisht çdo rrezik.
Sipas policisë zjarri është i qëllimshëm. Ndërkohë që edhe kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë, ku duket një person që largohet me shpejtësi pasi vendos zjarrin.