Sarajet e Toptanëve, edhe sa kohë do t’i rezistojnë përbindëshave prej betoni?!

0
123

Nga Belind Këlliçi.

Sa herë kaloj pranë Sarajeve të Toptanëve, pyes veten edhe për sa kohë do i rezistojë përbindëshave prej betoni. Një vilë e bukur e arkitekturës osmane që i qëndron përballë shëmtisë monstruoze të kullës në ndërtim, tek Sahati i Tiranës.

Pak vite më parë Sarajet mikprisnin turistë të huaj. Kishte një kafene të këndshme dhe shatërvan funksional. I vunë kyçin. E lanë të degradojë si shumë banesa të tjera identitare që u fshinë nga faqja e dheut.

Mesa duket, zjarri i padurimit kërkon ta kthejë në hi, për ti hapur rrugë përbindëshit të rradhës prej betoni. Ky është një akt kriminal që duhet hetuar me urgjencë. Kjo është një zjarrvënie e qëllimtë.

Godina aktualisht nuk ruhet nga askush edhe pse kemi të bëjmë me një zonë krimi. Vras mendjen se ku shkoi premtimi i Bashkisë Tiranë për ti kthyer Sarajet në zonë muzeale?!

Uroj të mos përfundojë si premtimi i Veliajt për ndërtimin e më shumë parqeve e lulishteve në Tiranë.

I bëj thirrje çdo kryeqytetasi e mbi të gjitha çdo anëtari të komunitetit ‘Tironas’ të reagojë dhe ngrejë zërin për këtë akt talebanesk ndaj memories dhe identitetit të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here