Ka vijuar edhe sot lirimi i godinave të konvikteve të Qytetit Studenti ku do të akomodohen shtetasit afganë, grupi i parë i të cilëve mbërrin sot në Rinas.
Në godinat 7 dhe 8 u panë duke dalë studente me çanta, valixhe dhe sende të tjera personale.
Diku punonjësit e bashkisë nxorën jashtë edhe dyshekë dhe komedina ndoshta për ti zëvendësuar me të tjera funksionale.
Fotot u realizuan nga Isa Myzyraj, 18 gusht 2021.