Fjoralba Ponari ka treguar gjithmonë se është e gatshme t’ju përgjigjet pyetjeve lidhur me jetën e saj personale.
Brenda pak kohësh ajo ka arritur që të fitojë zemrat e të gjithë publikut.
Së fundmi, prezantuesja bukuroshe ka treguar se si ka arritur të dobësohet.
Në një ‘bisedë’ të bërë së fundmi me ndjekësit e saj në një ‘Ask’ në Instagram, fansat e kanë pyetur se si është dobësuar pasi ka qenë më e mbushur .
Fjoralba ka treguar me përpikmëri se për të arritur rezultatin e dëshiruar ajo ka përdorur një dietë të balancuar.
“Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani 56 +_ 2 kg në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë me porocione të vogla!”-shprehet moderatoja.