Maja e Rrunës ende problematike, shuhen dy vatra në Tropojë

0
160

Vijon të jetë problematike situata e zjarrit në Majën e Rrunës. Komisioni i Mbrojtjes Civile bën me dije se po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.

Ndërkohë, në Tropojë Vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur  fshati Dragobi dhe Cërrnicë janë shuar plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Prefektura Kukes.

Situata e zjarreve në Qarkun Kukës në orën 08:00 dt.18.08.2021.

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës,si dhe nga ajri me Helikopter.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së,  7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës

Në bashkinë Tropojë:

Vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur  fshati Dragobi Nj.Ad Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë Nj.Ad Llugaj janë shuar plotësisht.

Në bashkinë Has

Kemi një vatër zjarri aktive në zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq Nj.Ad Golaj.

Për izolimin e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 punonjës të pyjores dhe 4 efektiv zjarrfikës të MZSH-së Has.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here