Mourinho nuk e ka në plan të parë Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar mbetet në stol

0
149

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka më në plan të parë mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Portugezi i besoi në fillim shqiptarit postin e titullarit, por në miqësoret e fundit ka nisur ta zëvendësojë.

Roma luan ndaj Trazbonspor për Conference League, por pavarësisht dëmtimit të Smalling, Mourinho do të rreshtohet në mbrojtje me Ibanez-Mancini.

“Do e them kush do luajë pasi lojtarët e dinë, luan Ibanez me Mançinin”- deklaroi prerazi Mourinho.

 

 

Marash Kumbulla vitin e kaluar ishte lojtar kyç për Romën derisa pësoi dëmtimin e marsit që e la jashtë sezonit. Kartoni i tij është ende i Hellas Veronës teksa Atalanta ka shprehur më parë interesim për talentin 21-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here