Policia e Kosovës shpall në kërkim menaxherin e Taynës, ja për çfarë vepre penale kërkohet

0
128

Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes kosovare Tayna, po kërkohet nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here