Radhë të gjata mjetesh në Kapshticë, pala shqiptarë punon me 3 sportele, grekët vetëm me 1

0
132

Radhë të gjata automjetesh në hyrje dhe në dalje në Pikën Kufitare të Kapshticës, ku emigrantët shqiptarë po presin prej orësh për të kaluar kufirin.

Mësohet se shkak është bërë pala greke, e cila punon vetëm me një sportel, ndryshe nga ajo shqiptare, e cila po punon me 3 sportele sin ë hyrje ashtu edhe në dalje.

Tashmë jemi në pikun e sezonit turistik dhe emigrantët shqiptarë kthehen të takojnë familjarët dhe të bëjnë pushimet në vendin e tyre, por sërish po hasin vështirësi në pikat kufitare, ashtu siç ndodh pothuajse çdo vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here