Blogerja e njohur shqiptare, Anxhelina Kotorri është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm të ëmbël e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të fëmijës së porsalindur dhe disa të tjera ku vihet re së bashku me partnerin duke u përgatitur për në spital.
“Dhe ja ku jemi. Baby D.”, ka shkruar blogerja në Instagram duke zbuluar kështu se emri i vogëlushit nis me shkronjën D, por nuk ka preferuar që të japë të tjera detaje.
Kujtojmë se lajmin e pritjes së ëmbël ajo e dha në mars të këtij viti teksa publikoi një video në rrjetet sociale ku njihet me emrin Angelinas.lbook.
“Gjejeni pak kush do t’i shtohet grupit të mamave #19 javësh shatzënë. Bebi po vjen”, shkruan Angelina krahas videos ku dukej e veshur me një fustan bojëqielli ngjitur pas trupit ku dallohej lehtësisht barku i rrumbullakosur.