Casillas një hero edhe jashtë fushe, në mes të flakëve për të shpëtuar nga shkrumbimi qytetin ku lindi dhe u rrit

0
116

Spanja nuk i ka shpëtuar prekjes nga qindra vatra zjarri këtë verë. Një nga zonat më të prekura nga flakët është qyteza Navalacruz, vend nga i cili ka prejardhjen portieri historik i Real Madrid Iker Casillas.

Ish-futbollisti ka publikuar në rrjete sociale foto nga operacionet për shuarjen e flakëve, ku dhe vetë ka qenë i angazhuar.

 

“Me forcë kundër flakëve, pa frikë për të ndihmuar dhe punuar së bashku!”, ka shkruar Casilla në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të deritanishme në Navalacruz janë djegur 15 ha tokë e bimësi, ndërsa Casillas është përgëzuar së tepërmi nga ndjekësit për angazhimin e tij në shuarjen e flakëve.

 

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here