Janë në duartë e talebanëve, i ‘varfër’ si popull, afganët shtrihen mbi 1 trilion pasuri nën tokësore

0
147
Copper ore is seen at Aynak, Logar Province, Afghanistan. The copper deposits are so rich that the bones of animals recovered by archaeologists on the site are green from metal leaching into them. A giant copper mine that the Afghan government has made the centerpiece of its plans for building an economy nearly from scratch is now at least five years behind schedule and the state-owned Chinese company that won the bidding has missed key deadlines in its still-secret contract with the Afghan government and is trying to renegotiate the deal, according to several officials and observers inside and outside of the mining ministry. (Matthew C. Rains/Tribune News Service via Getty Images)

Rënia e Afganistanit në duartë e talebanëve ka sjell një fokus të ri në vend, përveç krizës humanitare që ka shkaktuar. CNN shkruan se tashmë në Afganistan kanë marrë fokus pasuritë minerale të pashfrytëzuara në vend, të cilët nëse përdoren mirë do të sjelln një transformin komplet të vendit.

Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë. Por në vitin 2010, zyrtarët amerikanë dhe gjeologët zbuluan se vendi, i cili shtrihet në udhëkryqin e Azisë Qendrore dhe Jugore, ishte ulur në depozita minerale me vlerë gati 1 trilion dollarë. Sipas tyre në Afganistan shtrihen pasuri minerale si hekuri, bakri dhe ari, të cilat janë të shpërndara të në gjithë sipërfaqen e vendit.

Gjithashtu në vend mendohet se shtrihet një nga depozitat më të mëdha të litiumit në botë, i cili shërben për mbushjen e baterive dhe teknologjive të ndryshme.

“Afganistani është sigurisht një nga rajonet më të pasura me metale tradicionale të çmuara, por edhe metale të nevojshme për ekonominë në zhvillim të shekullit 21”, tha shkencëtari dhe eksperti i sigurisë Rod Schoonover.

Sfidat e sigurisë, mungesa e infrastrukturës dhe thatësira të mëdha kanë parandaluar nxjerrjen e mineraleve më të vlefshme në të kaluarën. Dhe se kjo nuk ka gjasa të ndryshojë së shpejti nën kontrollin e talebanëve. Megjithatë, interesi nga vendet e ndryshme të botës përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Indinë, është i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here