Një çift bashkëshortësh të moshuar u gjetën të vdekur në banesën ku jetonin të vetëm në Shkodër, ditën e djeshme.
Dyshimet janë se burri 79 vjeçar ka ekzekutuar gruan me automatik dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Krimi dyshohet se ka ndodhur tre ditë më parë por u zbulua vetëm të mërkurën, 18 gusht 2021.
Çifti u përcollën sot për në banesën e fundit, ndërsa siç bëjnë me dije burime për Ora Neës gruaja është dhunuar sistematikisht nga burri.
Fundjavën e kaluar ajo ishte paraqitur në urgjencë e dhunuar ku kishte kërkuar edhe ndihmë nga policia.
Burimet thonë se nga ana e policisë nuk është marrë asnjë masë.
Kjo e fundit është paraqitur në urgjencë ku ka marrë dëshminë e gruas e cila i ka kërkuar ndihmë, por policia nuk e konfirmon që ka marrë denoncim.
Ata kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte.