Vendi do të presë afganët e parë që parashikohet që të mbërrijnë ditën e sotme, nga marrëveshja që Qeveria shqiptare arriti me autoritetet e SHBA-së për strehimin e bashkëpunëtorëve të këtyre të fundit në Afganistan.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën ditën e fundit, teksa në vendin tonë u shpreh se do të marrë me qindra afganë, ndërsa në intervistat e dhëna në mediat e huaja deklaron se do të marrë me mijëra refugjatë lufte.
Për këto deklarata ka reaguar përmes një statusi në Facebook edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani i cili kërkon Ramës të mos bëjë politikë për tu dukur si lidër botëror.
Statusi i plotë:
Neve këtu na tha “… janë disa qindra dhe për pak ditë..”.
Shtypit të huaj u thotë “… janë mijëra dhe për disa muaj. Ndoshta dhe më shumë..”.
Dy standarte?!
Jo mo ç’standarde, dy fytyra. Dy e më shumë madje. Nga një fytyrë sipas rrenës.
I ka zënë rrena rrenën e nuk merret më vesh e vërteta jo e jo, po as kush ishte rrena e parë.
Edhe rrenën e ka të pakërkuar si koncension. Askush spo i thotë pse pranon Afganë! Thjesht po e ftojmë të mos rrejë për të bërë politikë e të shitet si lider i madh botëror.
Por ai prap do rrejë.
Mesaduket ka shumë për të fshehur… të presim çdo thotë për shtypin e huaj. Aty i dalin rrenat lokale…
Rrena i ka këmbët e gjata këtu tek ne. Ndaj dhe faqja e zezë shitet për të bardhë..