VIDEO/ Reagimi i PD, Vokshi i kujton Ramës Griselda Roshin: Shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tua, ke shpifur për të penguar liberalizimin e vizave

0
112

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se shpifja që studentët janë përzënë nga konviktet për të strehuar afganët ka ardhur nga ata që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në 30 vite në Shqipëri.

Deputetja e zgjedhur e PD Albana Vokshi shkruan se prodhuesin numër një të shpifjeve shqiptarët e njohin mirë, duke i kujtuar rastin e Griselda Roshit sicc thotë ajo për të penguar liberalizimin e vizave.

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti! ?”, deklaron Vokshi.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here