80% e studentëve duan të ikin nga Shqipëria, Këlliçi: Bashkohuni me PD

0
142

Nga Belind Këlliçi

80% e studentëve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.

60% e maturantëve po planifikojnë të largohen nga Shqipëria.

95% e të rinjve të larguar jashtë vendit për studime, nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Këto janë përfundimet e anketës së realizuar nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale.

Shifra dramatike që tregojnë se të rinjtë janë kategoria më e prekur nga korrupsioni shtetëror dhe keqqeverisja, nga mungesa e konkurrencës së ndershme dhe meritokracisë.

Të rinjtë largohen sepse nuk munden t’i mbijetojnë gjatë realitetit të pajetueshëm shqiptar.

Treguesit e anketës flasin për një shumicë dërrmuese që e refuzon qëndrimin në Shqipëri në këto kushte.

Këto shifra duhen lexuar nga të gjithë. Cilido që kërkon ta ndryshojë këtë realitet, duhet të mbështesë zërin opozitar, dhe të aktivizohet në PD për të sjellë ide, energji dhe kontribute të reja.

Nuk i iket problemeve. Largimi nuk e ndihmon Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here