Publikohet në Fletore Zyrtare vendimi për shpronësimin e Sarajeve të toptanasve.
Ky vendim vjen pak ditë pasi një zjarr përfshiu objektin monument më 16 gusht 2021.
Sarajet e Toptaneve konsiderohen si vila me arkitekturën më të rrallë ne kryeqytet.
Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant, por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.
Aktivistët hedhin dyshime se pas zjarrit fshihet qëllimi për të ndërtuar pallat në këtë zonë.
Sipas aktivistëve objekti me vlera historike që ishte nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës ishte lënë qëllimisht pa asnjë ruajtje duke rënë pre e zjarrit.
Guida turistike e Tiranës përshkruan se Sarajet ndodhen në rrugën “Abdi Toptani” në kontrast me pallatet shumëkatëshe.