“BBC” ka publikuar pamjet nga imazhet satelitore që tregojë bllokimet e trafikut në Kabul ndërsa mijëra qytetarë vendas dhe të huaj përpiqen të shkojnë drejt aeroportit, rruga e vetme për të ikur nga Afganistani.
Skenat në aeroport janë bërë gjithnjë e më të dëshpëruara. Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë tani kanë blinduar murin rrethues të aeroportit
Aeroporti aktualisht kontrollohet nga amerikanët, ndërsa ish-kreu i ushtrisë në Afganistan admirali Mike Mullen ka vënë në dyshim vendimin e Presidentit Biden për të tërhequr trupat në mes të “sezonit luftarak” në Afganistan.
Duke folur për “BBC”, Mullen kritikoi gjithashtu dështimin e Biden për t’u konsultuar me aleatët amerikanë para tërheqjes së trupave.