Greqia blindon kufirin me Turqinë, shqetësim për dyndjen e refugjatëve afganë

0
147

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km në kufirin e saj me Turqinë, pasi shprehet e shqetësuar për numrin në rritje të refugjatëve nga Afganistani.

“Ne nuk mund të presim, në mënyrë pasive,” tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros të premten, 21 gusht.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm.”

Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësinë për refugjatët afganë.

Në një bisedë telefonike me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se një rritje e njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

“Një valë e re migrimi është e pashmangshme, nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran,” tha Erdogan.

Marrja e shpejtë e Afganistanit nga talibanët, një grup militant islamik, ka bërë njerëzit të kenë frikë për jetën e tyre dhe të kërkojnë arratisjen nga vendi, shpesh me çdo mjet të nevojshëm.

Chrisochoidis tha se kriza kishte krijuar “mundësi të reja për flukset e migrantëve” në Evropë.

Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015, kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend.

Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në  në të gjithë Evropën, por rreth 60,0000 kanë mbetur në vend.

Vitin e kaluar, Athina bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil pasi Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për migrantët për të udhëtuar në BE.

Mitsotakis tha në atë kohë se Greqia kishte rritur “nivelin e parandalimit në kufijtë tanë në maksimum”, me personelin e sigurisë të vendosur në kufirin tokësor Evros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here