Me këngën e tij kallashnikov, serbët u inspiruan që të bënin masakra në Kosovë/ Bashkia Korçë: Bregoviç do të hapë koncertin me këngën “KOSOVSKA”

0
132

Mbrëmjen e nesërme në “Festën e Birrës” në Korçë do të performojë këngëtari serb Goran Bregoviç, pjesëmarrja e të cilit është kundërshtuar nga shumë artistë dhe qytetarë.

Bashkia e Korçës bën me dije se kënga që ka zgjedhur Bregoviç për të çelur koncertin e nesërm është “Kosovska”, një këngë e shkruar në gjuhën shqipe nga vetë Bregoviç kur ishte pjesë e grupit “Bijelo Dugme”.

Ndërkohë bëhet me dije se për shkak të kërkesave të shumta, do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

Njoftimi i Bashkisë Korçë:

KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here