Më 15 gusht grupi ekstremist taliban mori kontrollin e Afganistanit, menjëherë pas largimit të trupave amerikanë , që i shërbyen vendit për 20 vite.
Me hyrjen e talibanëve në Kabul, kryeqytetin afgan, presidenti i vendit u arratis në Dubai.
Marrja e pushteti nga grupi ekstremist ka shkaktuar panik dhe kaos në vend, veçanërisht në aeroport ku, mijëra afgan tentojnë të largohen nga Afganistani, për të shpëtuar nga talibanët.
Talibanët udhëhiqen nga ligji i Sheriatit, një ligj, që kufizon liritë e grave. Më poshtë ju listojmë 7 pikat kryesore të ligjit, sipas talibanëve.
1. Duhet të jeni të mbuluara nga këmba deri te koka.
2. Nuk u lejohet të punojnë, përveç se rasteve të veçanta
3. Nuk lejohet të shkojnë në shkollë.
4. Kanë akses të kufizuar në institucionet shëndetësore
5. Ka autobusë të veçantë për gratë dhe vajzat, ndërsa për të lëvizur me taksi, duhet të jenë nën shoqërimin e një burri.
6. Në përgjithësi gratë nuk lejohet të qarkullojnë në vende publike vetëm, pa një shoqërues burrë, që duhet të jetë familjar, ose bashkëshorti.
7. Xhamat e dritareve të shtëpive duhet të jenë të lyera me bojë, në mënyrë që mos i shohë asnjë kalimtarë rastësor, që mund të kalojë jashtë shtëpisë.