“Si ia del me 8 kunata?”, Gazetarja shqiptare flet për marrëdhënien me to

0
115

Fiori Dardha, një nga gazetaret më të pëlqyera nga publiku është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku shpeshherë na tregon detaje edhe nga jeta private.

Së fundmi, Fiori ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku këta të fundit e kanë pyetur për marrëdhënien me kunatat. Moderatorja ka 8 të tilla, pasi i shoqi është djalë i vetëm, i fundit pas 8 motrave.

Ajo ka treguar se me të gjitha ka marrëdhënie të shkëlqyera. “Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush.

“E vërtetë! Bashkëshorti im është djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, iu është përgjigjur ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here