Trupi i pajetë i një 25 vjeçari u gjet sot në një zonë të pabanuar në Babicë të Vlorës. Gjatë mesditës, kur gazetari i Syri tv raportonte live emrin e viktimës, pas tij duket një person që përpiqet të dëgjojë diçka më shumë nga gazetari. Në momentin kur thuhet emri “Xhulian Bullari”, burri që qëndron pas gazetarit, bën një lëvizje të fortë, kthehet pas dhe lëshon një britmë dhe në dëshpërim e sipër përplas në tokë celularin.
Duket se ishte babai i 25 vjeçarit, Xhuljano Bullari, për të cilin ende nuk dihet pse është vrarë. Pamjet e transmetimit live janë tronditëse dhe dëshmojnë për dhimbjen e prindit që merr vesh se ka humbur fëmijën.
Video më poshtë: