Një nënë afgane lindi në bordin e një avioni ushtarak amerikan që u ul në një bazë në Gjermani. Zyrtarët e forcave ajrore thanë se gruaja lindi një vajzë në Bazën Ajrore Ramstein, pasi pati komplikime në një avion që vinte nga një bazë e ndërmjetme në Lindjen e Mesme.
Komandanti i avionit i Forcës Ajrore të SHBA C-17, vendosi të “zbresë lartësi për të rritur presionin e ajrit” në avion, gjë që ndihmoi në “shpëtimin e jetës së nënës”, tha Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore në Twitter.
“Me uljen, personeli i ndihmës mjekësore erdhi në bordin e avionit dhe ndihmoi për lindjen e foshnjës në vendin e ngarkesave. Nëna dhe fëmija “u transportuan në një institucion mjekësor aty pranë dhe janë në gjendje të mirë”.
Në Twitter me fotografitë e mëposhtme, thuhej: “Personeli mbështetës mjekësor nga Grupi i 86-të Mjekësor ndihmon një nënë dhe familje afgane të zbresin nga një Forcë Ajrore Amerikane C-17, disa momente pasi ajo lindi një fëmijë në avion pasi ai u ul në Bazën Ajrore Ramstein, Gjermani më 21 gusht.