ISIS-i, kërcënimi më i ri në Kabul

0
118

Evakuimet nga Afganistani të shtetasve të huaj dhe bashkëpunëtorëve afganë kanë ngecur pas paralajmërimeve për sulme nga struktura të lidhura me terroristët e Shtetit Islamik. Forcat amerikane thonë se janë në kërkim të rrugëve alternative pasi aeroporti është i rrezikuar.

Ushtria amerikane po përpiqet të gjejë rrugë më të sigurta për evakuimin nga aeroporti i Kabulit të shtetasve amerikanë, afganë dhe të huajve, pas kërcënimeve nga celula të ISIS-it.

Ambasada amerikane në Afganistan udhëzoi shtetasit e vet në fundjavë që të mos udhëtojnë vetë drejt aeroportit dhe të mos presin afër portave të tij pasi mund të jenë objekt sulmesh.

“Ka shumë mundësi që Shteti Islamik të sulmojë aeroportin,” i tha agjencisë “CNN” një burim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se edhe Talibani është në dijeni dhe po koordinohet me forcat amerikane.

Udhëzimi i Uashingtonit vjen në kohën kur vijon kaosi në Kabul prej frikës nga Talibani.

Mijëra persona presin jashtë terminalit të aeroportit, disa të mbërritur aty pas keqtrajtimit nga forcat talibane, ndërsa të tjerë mësohet se kanë dhënë edhe jetën në përpjekjen për t’u larguar apo të zënë një vend në avion.

Xhozeb Borel, shefi i politikave të jashtme të Bashkimit Europian, mendon se është matematikisht e pamundur që të evakuohen të gjithë brenda fundmuajit.

Ndërkohë, fundamentalistët po kërkojnë të konsolidojnë kontrollin mbi vendin dhe do të formojnë një qeveri të re, të cilën raportohet se mund ta shpallin pas 31 gushtit, kur trupat amerikane duhet ta lënë Afganistanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here