Dy pushues, që ende nuk janë identifikuar, janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të moshuar, rreth 70 vjeç nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.