Radhët e gjata kilometrike në rrugën për tek Mali i Tomorrit kanë bërë që Policia Rrugore t’u bëjë një sërë kërkesash qytetarëve për vendosjen e rregullit dhe për lirimin e rrugës.
Apel u është bërë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Gjithashtu u është bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve që janë në ngjitje.
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen u është kërkuar të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet.