Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti.
Haradinaj thotë se Kurti nuk duhet të mbajë më peng popullin, por të sjellë vaksina dhe jo të kandidojë ministrin e Shëndetësisë për kryetar të Prishtinës.
“Qeveria duhet të fokusohet në vaksinim, duhet të sjellë vaksina, të ketë plan për vaksinim, të mos e shpërfillë këtë gjendje në mënyrën se si e ka shpërfillur deri tash dhe si e ka shpërfillë me kandidaturën e ministrit të MSH-së për kryetar komune. Kjo gjendje tregon edhe joseriozitetin e shefit të Qeverisë dhe dëgjoj plotë që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, por faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e sheh të arsyeshme të kandidoj ministrin e shëndetësisë për kryetar komune. Nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, më mirë është të japë dorëheqje sot, mos me mbajt peng popullin dhe të mos i vonojë veprimet e duhura në lidhje me pandeminë”, ka thënë Haradinaj.