Vazhdon djegia e pyjeve në Mirditë, zjarre edhe pranë tunelit të Kalimashit

0
150

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë së Mirditë.

Në fshatin Xhuxhë dhe Domgjon të Fanit, zjarri është shumë aktiv, por nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Katund i Vjetër, situata është më e qetë por ende nuk ka shuarje totale të vatrave të zjarrit në Molung dhe Kryezez.

Po ashtu vatra aktive ka edhe në Thirrë,  në afërsi të tunelit të Kalimashit

Me gjithë përpjekjet nga toka dhe ajri endë vijojnë të digjen pyje me shkurre dhe pisha në zona të ndryshme të Mirditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here