Mediat e Kosovës kanë publikuar fotot e 2 të rinjve që pasditen e kësaj të diele lanë në derën e Urgjencës së Spitalit të Ferizajt një vajzë pa shenja jete.
Ajo u pikas nga mjekët të cilët deklaruan se nuk kishin më asnjë shpresë për jetën e vajzës rreth të 20-ave, identiteti të cilës nuk bëhet i ditur.
Mediat e Kosovës shkruajnë se të rinjtë që e dërguan në spital u zhdukën menjëherë. Nga kamerat e sigurisë janë nxjerrë imazhet e tyre.
Ata kanë mbërritur me një makinë Audi me targa zvicerane. Policia e Kosovës tha se vijon intensivisht hetimet dhe se ka shpërndarë imazhet e këtyre 2 personave në të gjitha pikat kufitare.