Talebanët nuk do të lejojnë evakuime pas 31 gushtit: ‘Vija e kuqe’ duhet respektuar ose do të ketë pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe

Talebanët nuk do të lejojnë një shtyrje të afatit të evakuimit. Ishte vetë Presidenti i SHBA, Joe Biden që vendosi 31 gushtin si afatin e fundit për evakuime teksa zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen deklaroi se kjo është vijë e kuqe që duhet respektuar.

Në rast se shkelet ky afat, zëdhënësi i talebanëve paralajmëron pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Në fakt talebanët kërkojnë që me hyrjen e shtatorit të mos ketë më asnjë forcë perëndimore në Afganistan.

Gjithsesi Biden e pranoi se po bisedon me talebanët për zgjatje të afatit, por ai shpreson se nuk do të duhet diçka e tillë. Ndërkohë në aeroportin e Kabulit situata nuk është aspak e qetë teksa pas një sulmi të papritur sot në portën veriore u vra me armë zjarri një roje afgan dhe u plagosën tre të tjerë.

 

 

Më parë janë vrarë edhe 20 persona në tentativë për t’u larguar me avion apo gjatë përleshjeve me armë në aeroport.

Talebanët nuk do të lejojnë evakuime pas 31 gushtit: ‘Vija e kuqe’ duhet respektuar ose do të ketë pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe

Shifrat e COVID-19/ Vasili: Në kulmin e

Talebanët nuk do të lejojnë evakuime pas 31 gushtit: ‘Vija e kuqe’ duhet respektuar ose do të ketë pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe

Mbretëresha e muzikës Beyonce uron Dua Lipën

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko