Pas shumë thashethemesh, Marina Vjollca konfirmoi ditën e djeshme se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo postoi foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë.
Moderatorja postoi në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohej barku i rrumbullakosur. Më vonë po ashtu ajo publikoi një foto me Ghetto Geasyn, i cili shihet duke i përkëdhelur barkun e Marinës.
“Sa shumë dashuri kemi marr falë urimeve tuaja! Faleminderit nga zemra! Zoti ju bekoftë”, shkruan Marina.
Gjithashtu ajo ka zbuluar se është nisur së fundmi në një udhëtim së bashku me Getoarin. Çifti kanë shkuar bashkë drejt ishullit Sejshell dhe shtatzënia duket se nuk e ka penguar aspak Marinën për të udhëtuar me avion. Në një video ajo ka treguar se ka qëndruar zbathur në avion për shkak se gratë shtatzëna ndihen më komode në këtë formë.