Afrojnë tre ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren kuqezi, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katar 2022” dhe tashmë vëmendja e të gjithëve është përqendruar aty. Lista e trajnerit Edoardo Reja është ajo që ngjall herë pas here diskutime, dhe me sa duket, edhe këtë herë nuk do të jenë të pakta ato.
‘Top-Channel’ ka mësuar disa prej risive. Një ndër emrat, që bën zhurmë pas mungesës dhe peripecive të kohëve të fundit, është pikërisht ai i Taulant Xhakës. Mungesat e mesfushës, njëri prej tyre Amir Abrashi i dëmtuar, dhe gjendja relativisht e mirë e mesfushorit Xhaka, e ka detyruar trajnerin Reja që t’i dërgojë sërish ftesë futbollistit të Bazelit.
Herën e fundit që mori ftesë nga trajneri Reja, me të cilin Xhaka është akvitizuar vetëm në dy ndeshje, pra në total 90 minuta, nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë, me justifikimin e argumentit të dëmtimit.
Ndërkohë, që me 3 minutat e akvitizimit ndaj San Marinos, Mario Mitaj edhe pse 18 vjeç, është bërë pjesë e listës së Rejas. Kjo edhe për shkak të mungesës së Emir Lenjanit të dëmtuar dhe Lorenc Trashit, i cili për shkaqe të pandemisë, duket e ka të pamundur të lëviz nga klubi i tij.
Nga kampionati shqiptar mbetet vetëm një lojtarë nën ngjyrat kuqezi, Erjon Hoxhallari, mbrojtësi i Tiranës, i cili së bashku me Mitajn, do të jenë atlernativë për repartin e mbrojtjes nga krahët. Ndërkaq që mungojnë në këtë listë sulmuesi bardheblu Taulant Seferi dhe mesfushori Sherif Kallaku.
Programi i ndeshjeve eliminatore të kuqezinjve për botërorin “Katar 2022” fillon me ndeshjen e 2 shtatorit në Poloni, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku do të përballen me 5 dhe 8 shtator, respektivisht ndaj Hungarisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena”.