Shiu fillon të shuajë zjarret në Kukës, 40 forca monitorojnë ende Majën e Runës

0
137

Komisioni i Mbrojtjes Civile ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Kukës kanë filluar reshjet e para të shiut, shpresë për shuarjen e zjarreve në zonat malore.

“Vatra  e  zjarrit të rënë tek Maja e Runës, Laku i Pyllit në Malzi është izoluar. Për mbajtjen nën kontroll e monitorim të saj janë angazhuar 10 forca zjarrëfikëse. Ndërsa 30 forca të DMR-së Burrel  dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive

Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrëz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë  aktive.

Kurse në bashkinë Tropojë dhe Has, situata paraqitet e qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here