Pasditen e sotme në Qafë Muzinë ndodhi një aksident tragjik i cili u pasua me vdekjen e 5 personave.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ish-kryeministri Sali Berisha shprehu ngushëllime të ndjera familjarëve të viktimave duke bërë përgjegjës autoritet rrugore për mungesën e sigurisë dhe kontrollit në akset rrugore.
Statusi i plotë:
Aksident tragjik me 5 viktima ne Qaf Muzine! Miq, sot pasdreke ne Qaf Muzine ka ndodhur nje aksident i rende tragjik rrugor me pasoje vdekjen e pese pasagjereve qe po ktheheshin nga Saranda ne Tirane. Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave denoj me ashpersine me te madhe mungesen e plote te kontrollit dhe sigurise rrugore si themelin e kesaj gjendje per shkak te shnderrimit te policise se shtetit ne narkopolicine e narkoshtetit te pare dhe te vetem ne Europe. sb