Brataj: Edhe po u vaksinove, nuk të garantohet pavdekshmëria!

0
133

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, sqaroi  disa fakte mbi vaksinimin ndaj COVID-19.

Brataj ka një mesazh për të paqartët se mund të infektohesh edhe nëse e bën vaksinën dhe për më tepër vaksina nuk të siguron pavdekshmërinë.

Sipas Bratajt, qytetarët nuk duhet të shqetësohen gjithashtu për llojin e vaksinës që kanë bërë, por për sëmundjet bashkëshoqëruese pasi vdekjet nuk vijnë vetëm nga COVID_19.

Drejtori i Urgjencës gjithashtu thotë se nëse ke kaluar COVID-19 e ke një imunitet që sipas studimeve shkon në 8-12 muaj kurse mbrojtja qelizore zgjat për vite.

 

 

 

STATUSI NGA URGJENCA

REALITETI MBI VAKSINAT!

Në stautset e herëpasherëshme që vendos në faqen time shikoj komentet tuaja të përditëshme, gjë e cila më bën të bëj një përmbledhje, ose disa sqarime për të kuptuar më mirë situatën në të cilën ndodhemi.

Nuk jam dakort me asnjë Novax(persona që janë kundër vaksinës), ose konspiracionist(ata që nuk besojnë në ekzistencën e virusit), sepse besoj në shkencë, sepse rezultatet janë të prekshme.

Shkenca e ka vërtetuar këtë para 225 vjetësh!

“VAKSINA E LISË, VAKSINA E PARË EFEKTIVE E ZHVILLUAR NDONJËHERË, U PREZANTUA NGA EDËARD JENNER MË 1796. JENNER KISHTE VËNË RE SE MJELSIT E BAGËTIVE QË ISHIN  INFEKTUAR NGA LIJA, PAS VAKSINËS NUK ZHVILLUAN MË SËMUNDJEN. KJO GJË TREGOI SE SI VAKSINIMI MBRON KUNDËR SËMUNDJES SË LISË”.

KËTU FILLON ERA E VAKSINIMIT TË NJERËZIMIT.

NËSE VAKSINAT DO TË ISHIN TË DËMSHME NË KËTË MOMENT NJERËZIMI NUK DO TË EKZISTONTE !!!!

Për ata që janë të paqartësuar!

  1. Njerzit mendojnë se po u vaksinove nuk infektohesh!

Nuk është e vërtetë, mund të infektohesh, por vaksina të mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe nga humja e jetës në mbi 95% të rasteve. Pra në atë 5% bëjnë pjesë ata persona që humbasin jetën!

  1. Nëse kalon sëmundjen e Covid-19 nuk infektohesh përsëri! Nuk është e vërtetë, infektohesh përsëri, por je më i mbrojtur më shumë se sa kur je vetëm i vaksinuar.
  2. Pasi ke kaluar Covidin dhe mbas 6 muajsh, ose më shumë po të vaksinohesh, do të thotë se je 10 herë më i mbrojtur, se sa të mos vaksinohesh. Sidoqoftë nëse e ke kaluar sëmundjen ke imunitet dhe je i mbrojtur. Për sa kohë? Studimet kanë treguar se mbrojtja e matëshme me antitrupa është 8-12 muaj, ndërsa mbrojtja humorale, ose qelizore që nuk ka mënyrë matëse me analiza gjaku, mund të zgjasi disa vite.
  3. Përsa i përket llojit të vaksinave të kryera në Shqipëri, sipas disa interpretimeve, se ata me Coronavac janë më shumë, ose mbron më pak ajo, nuk është e vërtetë! Të vaksinuarit me Coronavac janë më shumë në numër, në raport me llojet e vaksinave të tjera, sigurisht që numri i të infektuarve me këtë vaksinë është më i lartë! Prandaj kujdes kush jep këto informacione sepse ato duhet të interpretohen nga specialistët dhe të kihen parasysh këto të dhëna. Fakti që ka të infektur në persona që kanë bërë edhe vaksina të tjera, tregon që ne mund të infektohemi , ose të reinfektohemi nga SarsCov2.
  4. Në Europë, Amerikë, Angli, Israele dhe vende të tjera, janë soministruar vetëm Pfizer, Moderna, Astra-Zeneca, Jonson &Jonson, nuk janë soministruar vaksina Coronavac, por siç e kemi parë ka numër të lartë infektimesh! Nuk duhet të ngatërrojmë vaksinimin që na mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe humbja e jetës, me llojin e vaksinës dhe me reinfektimet.

Prandaj ju që keni vaksinuar të afërmit tuaj mos u shqetësoni për llojin e vaksinës, por për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe duhet të kontaktoni mmenjëher mjekun sapo mendoni se mund të jenë infektuar ose reinfektuar. Në këtë moment, çdo formë temperature, rrufe, diarreje(barku), ose të vjella, mendoni së pari infektimin nga SarsCov2, sepse janë simptoma tipike të variantit Delta!

  1. Humbja e jetës nuk është e lidhur vetëm me Covidin!
  2. Personat me sëmundje shoqëruese, personat me sëmundje në stade të avancuara, mund të humbasin jetën edhe nga infeksioni i çfardolloj virusi, gripi, adenoviruset ose SarsCov2!
  3. Vaksinat nuk garantojnë imortalitetin(pavdekshmërinë)!!
  4. Shkenca mjeksore ka misteret e sajë për shumë sëmundje, sëmundje që nuk kanë një shërim komplet siç janë disa lloje tumoresh në përgjithësi dhe sëmundje të tjera!
  5. Kemi humbje të jetës për sëmundje të ndryshme dhe shkaqe të ndryshme me një vdekshmëri më të lartë se sa Covid-19!

Dr. Skënder Brataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here