Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës.
Ai e cilëson shenjtoren si yll orientimi për mbarë njerëzimin.
⁹
Shehu shkruan se si ajo dhe Skënderbeu konfirmojnë rolin e madh në historinë e përkatësinë shqiptare në zhvillimet europiane e botërore, duke përçuar vlerat kombëtare.
Postimi i Tritan Shehut:
Nene Tereza, shkelqim i kombit shqiptar.
Sot, dite lindja e Saj na ben te kujtojme e kuptojme se ky popull eshte i afte te nxjerre te tilla figura madhore ne historine e tij, qe jo vetem na lartesojne e na konsolidojne ne vete, por nderojne e sherbejne si “yll” orientimi per njerezimin mbare.
E tille mbetet Nene Tereza, personaliteti me madhor i epokes sone moderne, qe kombi shqiptar ka nxjerre nga ADN-ja e jone.
Ajo, si dhe Gjergj Kastrioti, Skenderbeu disa shekuj me pare, konfirmojne pikerisht rolin e madh ne historine e perkatesine shqiptare, ne zhvillimet europiane e boterore, vlerat tona, vizionin e kontributin tone, qe do te bente krenar cdo popull.
Shqiperia sot, perseri ne udhekryq historik, ka nevoje me shume se kurre per kujtese e aspirata te medha, te orientuara e te lidhura me te tille kolose te historise sone.