Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO, i ka dënuar dy shpërthimet në aeroportin e Kabulit duke i cilësuar hapur si sulm terrorist.
Stoltenberg qartëson se prioriteti i momentit është të evakuohen sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai gjithashu ka një ngushëllim për familjarët e viktimave dhe të plagosurit.
REAGIMI NGA JENS STOLTENBERG
Unë dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në vend të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur.