Sulmi në Kabul, dymbëdhjetë ushtarë amerikanë në mesin e viktimave

0
200

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë së SHBA-së, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha se 12 ushtarakë amerikanë ishin në mesin e atyre që u vranë nga dy shpërthime që ndodhën pranë aeroportit të Kabulit sot.

Sipas McKenzie vlerësohet se sulmuesit vetëvrasës ishin nga grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).

“Sulmi u pasua nga disa të shtëna në drejtim të civilëve dhe forcave ushtarake nga ana e një numri të pjesëtarëve të armatosur të ISIS-it”, tha McKenzie.

Ai tha se një numër civilësh afganë u vranë dhe u plagosën në sulm, mirëpo nuk dha një shifër të saktë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here