E rëndë në Bulqizë/ Kandidatit për deputet Elton Debreshit i vendosin tritol në politikë

0
144

Makinës të Elton Debreshit, që kandidoi si i mbështetur nga Organizata politike në Bulqizë nëzgjedhjet e 25 prillit, i është vënë lëndë plasëse. Policia njofton se sot rreth orës 01.00 ka shpërthyer lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të Debreshit.

Sipas njoftimit të policisë Dibër sasia e lëndës plasëse në veturën e shefit të sindikstës së minatorëve ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
“Kjo eshte nje veper e krimit dhe oligarkise se kromit, e cila do te heshte edhe zerin e fundit ne Shqiperine e vogel, te varfer e te vdekjes te quajtur Bulqize” ka reaguar aktivisti i Organizatës Politike Klodi Leka. Ndërsa Arbër Zaimi i Vetëvendosjes ka shkruar: “Shqetësues lajmi për eksplozivin e vendosur në veturën e Elton Debreshit, veprimtar politik e sindikalist i spikatur në betejën për të drejtat e minatorëve në Bulqizë. Kjo ngjarje përkeqëson rëndë situatën edhe ashtu të mjerueshme të sindikalizmit dhe betejës së punëtorëve për të drejta në Shqipërinë ku oligarkët, banditët dhe pushtetarët janë bërë pronarët e gjithçkaje.
Uroj që Debreshi të jetë mirë, që të vazhdojë angazhimin dhe betejat e tij. Pa sindikalizëm dhe pa solidarizim me minatorët e Bulqizës dhe gjithë punëtorët, Shqipëria nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as demokraci”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here